Tetovarja mbytet në Vardar
Policia ka bërë me dije se 21-vjeçarja ka qenë shtatëzanë dhe kjo mund të ketë qenë arsyeja se përse është vetëmbytur.

14:05 - Një trup i pajetë është gjetur sot në ujërat e lumit Vardar.

Zëdhënësi i Policisë së Tetovës, Marjan Josifovski informoi se kufoma i përket seksit femër dhe është gjetur në lumë diku nga ora 10.30 minuta.

Paraprakisht bëhet me dije se viktima është 21-vjeçe nga fshati Saraqinë.

Trupin e pajetë të vajzës e ka gjetur bashkëshorti i saj. /albeu.com/
Shtuar më 13/10/2014, ora 17:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori