Tetovarin e ze korrenti, por e shpëton komshiu
Pëlqej
Mbrëmë rreth orës 22.30 minuta, tetovarin me iniciale M.I, 53-vjeç e ka kapur korrenti.

Atë e ka kapur korrenti, gjatë kohës që ka qenë duke hequr një tel në oborr, që përdorej për të vënë rroba.

Ai nuk e ka ditur se teli kishte marrë korrent për shkak të ndriçimit të dritave të oborrit.

Nga goditja e fuqishme e rrymës, 53-vjeçari është djegur në dorë dhe në disa pjesë të tjera të trupit, transmeton Tv Koha.

Mirëpo, M.I ka shpëtuar nga vdekja falë ndërhyrjes së menjëhershme të komshiut të tij, që e ka shkëputur me shpejtësi nga teli. /albeu.com/
Shtuar më 03/09/2014, ora 15:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori