Tetovari me restorantin më të mirë në botë (VIDEO)
Restoranti danez "Noma" është shpallur fitues i vendit të parë si restoranti më i mirë në botë, për të tretin vit radhazi. Në listën e restoranteve të përzgjedhur, ishin 50 të tillë nga e gjithë bota. “The World`s 50 Best Restaurants Academy” - një lloj OSCAR i Gastronomise, edhe këtë vit, ështe cilësuar si restoranti me i mirë në botë dhe është pronë e familjes Rexhepi nga Tetova.

Edhe një vit më parë, i njëjti vlerësim u dha për pronarin shqiptar Rene Rexhepi, nga revista britanike Restaurant, që shpall 50 restorantet më të mire në botë. Babai i Rexhepit është shqiptar nga Maqedonia, kurse nëna e tij është daneze. Tashmë në këtë listim, vendi i parë, pas mbretërimit pesë vjecar të restorantit spanjoll “El Bulli” i takoi restorantit danez “Noma”. Restoranti Noma, shërben kryesisht specialitete nordike.


Rexhepi cilësohet si një kuzhinier i talentuar i cili bën mrekulli me bimët e egra dhe lulet, si dhe produktet e freskëta të detit. Në vendin e dytë pas Noma-s, renditet restoranti El Celler de Can Roca, në Spanjë e ne vend të tretë, klasifikohet Mugaritz, po në të njejtin vend. Edhe Brazili mund të frekuentohet për gatimet e veçanta në restorantin D.O.M., i cili gjendet në Sao Paolo, dhe në vendin e katërt në renditjetn e 50 restoranteve më të mira në botë, për të vijuar me Osteria Francescana, Modena, Itali në vendin e pestë, e më tej me të tjera restorante në SHBA, Britani etj. /albeu.com/
Shtuar më 01/05/2012, ora 13:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori