Tetovari i vë flakën shtëpisë së vet
Pëlqej
Një tetovar, mbrëmë rreth orës 02.00 ka djegur shtëpinë e vet.

Dyshohet se ai ka qenë në gjendje të dehur.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Kumanovska" dhe dyshohet se autori është shtetasi me inciale E.B, 37-vjeç.

Ky shtetas, dyshohet se është zënë me babain e tij e prej kësaj ka djegur shtëpinë.

Me këtë rast, shtëpisë i është djegur njëri kat dhe kulmi.

Zjarrfikësit shkuan në vendngjarje, ndërsa policia ka nisur hetimet. /albeu.com/
Shtuar më 13/08/2014, ora 14:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori