Tetova proteston/ Ivanov e turpëroi institucionin president
Protestat në Maqedon nuk ndalojnë. Tetova nuk ndalon, kështu thanë “Protestoj” në thirrjen për protesta të caktuar për sot në orën 19 e 30 para Gjykatës Themelore në Tetovë, transmeton TetovaSot.

“Institucioni President i Republikës së Maqedonisë është degraduar moti kohë, turpëruar dhe shkelur nga ana e bartësit jo legjitim për momentin-Gjorgje Ivanov. President, drejtësia selektive është padrejtësi.

Vazhdojmë që të protestojmë, kërkojmë një shtet juridik, kërkojmë një shtet të lirë, kërkojmë një shtet stabil ekonomik dhe social, kërkojmë një shtet të respektuar në sytë e opinionit botëror, kërkojmë një shtet normal”, bënë thirrje nga “Tetova Proteston”./Albeu.com/
Shtuar më 01/06/2016, ora 12:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori