E FUNDIT/ Rikthehen protestat studentore, studentët të pakënaqur me premtimet
Tetova pret Sali Berishën
Tetova është e gati për mikëpritjen e kryeministrit shqiptar Sali Berisha, ndërsa edhe Komuna ka bërë të gjitha përgatitjet për një ceremoni të tillë, shkruan Zhurnal.

Përmes një konferencë për media, zëdhënësi i komunës së Tetovës Flakran Pustina ka njoftuar qytetarët se ditën e mërkurë, më 9 nëntor nga ora 15 në vizitë zyrtare në komunën e Tetovës do të qëndrojë kryeministri i Republikës së Shqipërisë Sali Berisha.

“Kryetari i komunës së Tetovës Sadi Bexheti e çmon lartë vizitën e kryeministrit Berisha në komunën e Tetovës, andaj po bëjmë përgatitjet e fundit për një pritje madhështore të kryeministrit shqiptar”, ka thënë Pustina.

Sipas tij, kësaj pritje duhet t’i bashkohen të gjithë qytetarët e Tetovës. “Shfrytëzojmë rastin të ftojmë të gjithë qytetarët e Tetovës të jenë pjesë e kësaj pritje, së bashku në mënyrë të organizuar të presim kryeministrin e Republikës së Shqipërisë Sali Berisha”, ka thënë Pustina.
Shtuar më 07/11/2011, ora 14:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori