Tetovë/ Një i vrarë dhe dy të lënduar në një incident të armatosur
Një person ka humbur jetën, ndërsa dy janë lënduar me armë zjarri në një incident të armatosur që ka ndodhur natën e kaluar, 45 minuta para mesnate në Reçicë të Vogël në Tetovë.

Sipas burimëve të policisë në incident janë përfshirë gjithsej pesë persona nga Tetova, ndërsa në vendngjarje para një shtëpie në rrugën “188” me dy plumba në kokë dhe trup është qëlluar dhe jetën e humbi një tetovar 37 vjeçar, ndërsa dy personat tjera të moshës prej 34 dhe 39 vjeçarë janë plagosur në këmbë.

Personat e lënduar janë trasferuar për të marrë mjekimin në spitalin e Shkupit.

Të dyshuar për vrasjen janë dy persona të moshës 30 deri 33 vjeçarë, të cilët janë në arrati dhe pas të cilëve policia shpalli urdhërarrest.

Prokuroria Themelore Publike në Tetovë ka informuar se po ndërmerrën masa për zbardhjen e shkaqeve për incidentin. /albeu.com/



Shtuar më 03/09/2016, ora 12:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori