Zjarri në parkingun e pallatit në Tiranë, policia: 36-vjeçari i vuri flakën makinës së babait të tij

Parkingu i një pallati është përfshirë nga flakët këtë të premte. Ngjarja ka ndodhur në një pallat në Unazë të Re.

Policia bën me dije se nga verifikimet e kryera ka rezultuar se autor i dyshuar i kësaj ngjarje është shtetasi E. L., 36 vjeç, me probleme të shëndetit mendor, i cili dyshohet se gjatë një konflikti me shtetasin S. L. (babai), i ka vënë zjarrin automjetit të tij.

36-vjeçari është shoqëruar në spital për ndihmë mjekësore pasi ka pësuar dëmtime të lehta si pasojë e zjarrit.

Në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 është shoqëruar shtetasi S. L., i cili ishte prezent bashkë me 36-vjeçarin, gjatë ngjarjes./Albeu.com.


Shtuar 13.07.2023 16:40