Tetë viktima dhe 112 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut informon se në 24 orët e fundit janë kryer 1.372 teste, ndërsa janë regjistruar 112 raste pozitive.

Shpërndarja e rasteve të reja: Shkup-46, Kumanovë-7, Shtip-1, Prilep-2, Tetovë-1, Strugë-6, Veles-4, Manastir-7, Ohër-4, Gostivar-3, Strumicë-11, Radovish-3, Koçan-4, Probishtip-1, Berovë-1, Vallandovë-1, Vinic-1, Delleçevë-1, Kratovë- 1, Sveti Nikollë-4, Kërçovë-2, Resnjë-1.

Gjithashtu 159 pacientë kanë fituar betejën.

Fatkeqësisht tetë pacientë ndërruan jetë në spitale, nga Tetova (73), Strumica (58), Dellçova (55), dy nga Struga (80 dhe 74) dhe tre pacientë nga Shkupi (53, 76 dhe 82).

Numri i përgjithshëm i të infektuarve me coronavirus në vend ka arritur në 17.786.
Shtuar më 29/09/2020, ora 15:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori