Testim ekstern për maturantët
Në shkollat e mesme të Maqedonisë duke filluar nga sot e deri më 30 janar, do të zbatohet kontroll ekstern të diturive të nxënësve nga vitet e përfunduara (viti i tretë dhe i katërt). Ky proces do të realizohet në pajtim me oraret e publikuara në faqen e internetit të Qendrës shtetërore për provim (prasanjaeksterno.dic.edu.mk).

faqen e internetin të përmendur më sipër, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka publikuar edhe një grup publik me gjithsej 50.400 pyetje në gjuhën shqipe, maqedonase dhe turke, të cilat do të jenë pjesë e testeve për arsim gjimnazist dhe për arsim profesional për të gjitha profesionet, drejtimet dhe lëndët.

“Në këtë fazë me procesin e kontrollit ekstern të arritjeve të nxënësve do të përfshihen gjithsej 20.567 nxënës nga vitet e përfunduara (viti i tretë dhe i katër) në 98 shkolla të mesme, si dhe 3.923 mësimdhënës për 2.622 lëndë. Rezultatet do të publikohen më 2 shkurt të vitit 2015″, kumtoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës. /albeu.com/
Shtuar më 26/01/2015, ora 09:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori