Testi i PCR, ulet ndjeshëm numri i personave nqë hyjnë në Maqedoninë e Veriut
Vendimi i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut që shtetasve të Kosovës, Serbisë, Bosnjë-Hercegovinës dhe Malit të Zi, t’u kërkohet test PCR nëse duan të vizitojnë vendin tonë, ka ndikuar dukshëm në uljen e fluksit.

Disa nga vizitorët këtë vendim e quajnë të drejtë, megjithatë disa të tjetër e vlerësojnë si të padrejtë shkruan alsat.

Gjatë dy ditëve të fundit dhjetëra vetura janë kthyer mbrapsht në pikë kalimin kufitar në Bllacë. Numri i qytetarëve të painformuar ishte i lartë, disa madje kishin bërë testin e gabuar.

Një ditë më parë vetëm 443 shtetas të huaj kanë hyrë në Maqedoninë e Veriut, prej të cilëve vetëm 3 shtetas të Kosovës kanë plotësuar kushtet për të kaluar. Sot vetëm rreth 10 persona kanë pasur test PCR.

Shtuar më 10/07/2020, ora 16:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori