Tërmetet vazhdojnë të dridhin Ohrin dhe Strugën
Tërmet me magnitudë prej 3,5 ballësh sipas ShkallësRihterit sërish është regjistruar paradite në orën 10:27 minuta në rajonin e epiqendrës së Ohrit, njoftoi Observatori sizmologjik pranë Fakultetit matematiko-natyror në Shkup.

Tërmeti është ndjerë në Ohër dhe rrethinë me intensitet prej V ballëve sipas Shkallës evropiane makrosizmike.

Tërmet me magnitudë prej 3,5 ballëve sipas Rihterit e ka goditur rajonin e Ohrit edhe në orën 08:36 minuta.

Edhe dhjetëra tërmete më të dobëta janë regjistruar gjatë natës së kaluar.

Nga 18 qershori deri sot në rajonin e Ohrit janë regjistruar mbi 1.000 tërmete.

Më i fuqishmi ishte dje në orën 13:18 minuta me magnitudë prej 5 ballëve sipas ShkallësRihterit, shkaktoi shqetësim te banorët dhe turistët, ndërsa janë paraqitur edhe dëme më të vogla materiale. /albeu.com/
Shtuar më 04/07/2017, ora 12:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori