Tërmete në Maqedoninë lindore
Seri e tërmetëve para dy orëve është regjistruar në nëntokën e Maqedonisë lindore.

Pehçeva dhe Koçani janë qytetet ku Observatori seizmologjik pranë Fakultetit Maetmatiko-natyror në Shkup, sot ka regjistruar tërmet, prej të cilëve më i forti ka qenë 3.5 shkallë sipas rihterit, i regjistruar në orën 14:53.

Epiqendra e tërmeteve ka qenë gjashtë kilometra në perëndim të Pehçevës, ndërsa dridhjet janë ndjerë me intenzitet prej tre deri katër gradë, sipas shkallës makroseizmike evropiane. /albeu.com/
Shtuar më 04/10/2017, ora 17:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori