Tërmet në Shkup
Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë, me stacione në Shkup, Shtip, Vallandovë, Manastir, Ohër dhe Krushevë, sot në orën 16 e 47 minuta, regjistroi tërmet, epiqendra e të cilit gjendet 92 kilometra në jugperëndim të Shkupit me fuqi prej 3.7 ballëve sipas Shkallës së Rihterit.

Sipas të dhënave të deritashme makroseizmike, kumtoi sot Observatori seizmologjik, ky tërmet është ndjerë në pjesët jugperëndimore të Republikës me intensitet prej III-IV ballë sipas shkallës makroseizmike evropiane - 1998.
Shtuar më 29/04/2015, ora 19:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori