Tërhiqet policia nga Malina, banorët pohojnë se ju kanë kërkuar mish dhe mjaltë
Forcat e policisë mëngjesin e sotëm janë tërhequr nga fshatrat e Malësisë së Karadakut. "Dje deri nga ora 5 pasdite policia ka qenë në fshat, kurse pas kësaj ore janë tërhequr dhe kanë dalë jashtë fshatit, duke na mbajtur në rrethim deri në ora 5 të mëngjesit. Më pas janë larguar edhe nga përreth fshatit dhe tani nuk e dimë se a janë në malet përreth apo jo", deklaroi kryetari i bashkësisë vendore të fshatit, Vehbi Saliu.

Ndërkohë banorët e fshatit ankohen për sjellje të pahishme të forcave të policisë, një banor i fshatit Tanushë, Ismail Ibrahimi, ka shkruar në Facebbok, se policia nuk ka kërkuar vetëm patate të ziera, por dhe mish e mjaltë.

“Të nderuar miq, qytetar dhe fshatar. Policia janë në aksion në emër të partisë shqiptare në pushtet, e cila i detyron fshataret qe t' u ziejn dhunuesve patate, u kërkon edhe buke të freskët me gjumësht, kos gjize, djathë me kajmak, domate e speca turshi, madje në disa vende dhe mish e mjaltë të bimëve, origjinale. Kjo është e vërteta e hidhur e pa pritur!

Por ndodhë edhe kjo, pushtetarët e veshur me petkun e kriminelit, e kanë fuqinë e dorës së hekurt dhe munden t' i realizojnë qëllimet e tyre kriminele diskriminuese duke shkelur dhe shtypur te drejtat tona qytetare me gjithë mekanizmin ushtarako policor , pa zgjedhur as mjete as metoda drejt cakut te tyre kriminal.

Ky pushtet është i gatshëm, të ta vjedhin VOTEN ,pastaj edhe kafshatën e bukës, njashtu edhe infrastrukturën, duke filluar nga rrjetet rrugore,ujore, elektricitetin,objektet shkollore dhe ato shëndetësore, ma ne fund ta vjedhin dhe shkatërrojnë edhe nderin e moralin , bujarin ,mikpritjen dhe respektin njerëzor ,duke keqpërdor respektit burrërore te malësorëve , duke i detyruar me forcën e hekurt për t,u shtuar miqve te dhunshëm sofrës e turpit, me gjithë artikujt ushqimor te kërkuar nga HAJDUTET kriminel te pa mëshirshëm. Kjo, pra është kur ujkut gjakpirës i dorëzohen delet dhe qengjat ne përkujdesje!!!!!!!!!!!!!!!!!!..........

Kam dhembje shpirtërore për përjetimet dhe vuajtjet për banoret e KARADAKUT. Përshëndetje nga banori i Karadakut, nga Tanusha e pa tundur por e turpëruar. nga këto maskarenj, të cilët nuk ngopen as me gur e dru duke pir gjakun e qytetareve te pafajshëm", shkruan Ismail Ibrahimi në profilin e tij në rrjetin social. /albeu.com/
Shtuar më 27/04/2015, ora 12:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori