Teoria e serbit: Liderët shqiptarë urrejnë islamin
Pëlqej
Serbi që ka shpallur veten si njohës të çështjeve të besimit, sidomos atij islam, Miroljub Jevtiç shprehet se liderët shqiptarë e urrejnë popullin e tyre dhe madje edhe islamin.

"Të ashtuquajtur ‘lider të shqiptarëve’ për shkak të kompleksit evropian e urrejnë popullin e vet dhe çdo gjë shpirtërore siç është Islami tek ta, prandaj ne jemi fitues kur kjo ndodh, ngase çdo herë kur populli shqiptar pret me së shumti nga liderët e tyre, atëherë zhgënjehet nga ta, sepse janë më se të gjithë pa moral shpirtëror dhe janë plle e ateizmit që arrita personalisht të ua imponoj në literaturën e tyre dhe krenohem me këtë gjë ngase janë patriot që si term e mësuan këta barinj me rrobe evropiane nga ne", shkruan Miroljub në librin e tij "Islam i Albanci" (Islami dhe shqiptarët).

Jevtiç shton se Liderët laik shqiptar do të krenohen me ortodoksizmin tonë apo kryqin katolik në Kosovë në kohën kur atje janë religjion minoritar dhe çdo gjë autoktone që i ruajti si shumicë nga sllavizmi ishte Islami dhe shumë shpejt duke mos e vërejtur shqiptarët, hanë si ne, pinë si ne, flenë dhe argëtohen si ne dhe brenda njëzet vitesh Serbia do të ketë këtë krahinë pjesë të sajën duke llogaritur edhe në Shqipërinë. /albeu.com/
Shtuar më 17/08/2014, ora 12:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori