Teoria e Popovskit: Shqiptarët dhe maqedonasit kanë jetuar në paqe për shumë shekuj
Pëlqej
Profesori maqedonas, Vllado Popovski ka theksuar se shqiptarët dhe maqedonasit kanë jetuar në paqe mes njëri-tjetrit edhe para Marrëveshjes së Ohrit.

"Shqiptarët dhe maqedonasit nuk jetojnë sot në paqe për shkak të Marrëveshjes së Ohrit. Ka shumë shekujt që të dyja etnitë jetojnë në paqe me njëri-tjetrin. Unë çuditem se përse historia nuk e njeh këtë të vërtetë", ka thënë Popovski në televzionin "Nova".

Sipas tij, Marrëveshja e Ohrit nuk është ajo që e detyron paqen, por se toleranca që tregohet mes shqiptarëve dhe maqedonasve, si traditë "ndër shekuj". /albeu.com/
Shtuar më 17/09/2014, ora 10:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori