Tentoi të kalonte kufirin në bagazhin e një makinë, kapet 20 vjeçarja
Një vajzë e moshës 20-vjeçare është fshehur në bagazhin e një veture së një qytetari nga Maqedonia, i cili ka tentuar të hyjë në vendin tonë përmes vendkalimit kufitar Bllacë.

Sipas informacioneve nga Qendra e Doganave, gjatë javës së kaluar për hyrje në Maqedoni është paraqitur një veturë e drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë, i cili ka refuzuar të përgjigjet në pyetjet e nëpunësve policor dhe nuk ka lejuar që t’i kryhet kontroll.

Me insistimin e nëpunësve policorë nga vendkalimi kufitar, është kryer kontroll në veturën e tij, ndërsa në bagazhin e veturës është gjetur një vajzë rreth moshës 20 vjeçare pa dokumente të identifikimit.
Shtuar më 22/01/2019, ora 20:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori