Tensioni në Maqedoni, reagon deputeti shqiptar i Zaevit: Mos i shërbeni "djallit" dhe Gruevskit
Deputeti shqiptar i LSDM-së ka reaguar sëfundmi mbi përshtjellimin që po ndodh në Maqedoni pas refuzimit të presidentit Ivanov për t'i dhënë Zaevit mandatin për të bërë qeverinë me pretendimin se pranimi i platformës shqiptare ishte vepër penale, raporton Albeu.com.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Muhamed Zekiri u kërkon partive shqiptare që të mos kërkojnë "fajtorin" mes tyre për gjëndjen e krijuar.

"Të gjithë ata që tani pas fjalimit të Ivanovit tentojnë të hapin debat brenda partive shqiptare kush na qenka “fajtori” për platformën pse ajo qenka harmonizu në Tiranë është në shërbim të djallit, Ivanovit dhe Gruevskit!!!!”., - shkruan Zekiri në Facebook. /Albeu.com/
Shtuar më 02/03/2017, ora 12:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori