Manchester United ofertë zyrtare në drejtim të Milinkovic-Savic

Është një duel Manchester United-PSG për Sergej Milinkovic-Savic. Siç shkruan “Il Messaggero, agjenti i lojtarit zbarkoi dy ditë më parë në Romë dhe solli një ofertë nga Manchester United.

“Djajtë e Kuq” vendosën në pjatë 80 milionë euro, shumën minimale të kërkuar nga Lotito. Lazio shpreson në një kundërsulm nga PSG, me parisienët që kanë dërguar një ofertë prej 65 milionë euro në vjeshtë.

Mund të ketë një ankand në rritje, me këto shifra duket se Juventus do të largohet nga gara./ h.ll/albeu.com