Tensionet brenda BDI, Rafiz Haliti kundërshton Ali Ahmetin
Tensionet dhe pakënaqësitë brenda BDI-së të shkaktuara nga zgjedhjet brenda partisë janë përhapur edhe në mesin e deputetëve, si dhe në adresë të zëvendëskryetarit të Kuvendit, Rafis Haliti. Disa deputetë të kësaj force politikë kanë deklaruar për "Dnevik", se Haliti nuk po konsultohet me grupin e deputetëve për qendrimet e shprehura, por vepron më vete. Sipas tyre këto lëvizje të Halitit po i bën me qëllimin promovimin e figurës së tij politike.

Deputetët e BDI-së të cilët dëshirojnë të mbeten anonim, thanë gjithashtu se "Rafis Haliti po vepron jashtë vendimeve partiake, por edhe jashtë bashkëpunimit me partnerin e koalicionit VMRO-DPMNE".

Një ditë më parë Haliti refuzoi të pëgjigjet ndaj akuzave të bëra nga deputetët e tjerë brënda partisë ku ai bën pjesë. Deputetët e BDI-së e kanë kritikuar Halitin se propozon amendamente dhe jep deklarata për mediat pa u konsultuar dhe koordinuar me grupin e deputetëve, duke u shpehur se me këtë sjellje ai ka ngjallur keqkuptime në parti dhe tensione të panevojshme me partnerin e koalicionit. /albeu.com/
Shtuar më 14/01/2015, ora 11:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori