Tensione mes partive maqedonase
Në mes të fushatës zgjedhore, kanë filluar tensione mes kampit politik maqedonas. Këto tensione dhe acarime kanë përfshirë dy partitë e mëdha VMRO-DPMNE dhe LSDM, si edhe partinë Të Bashkuarit për Maqedoninë, që drejtohet nga ish-ministri i brendshëm, Lube Boshkovski.

Sot rreth orëve të para të mëngjesit është thyer dhe shkatërrar shtabi i VMRO-DPMNE-së në Koliçani i Poshtëm në rajonin e Studeniçanit. Gjithashtu në të njejtin fshat është thyer mbrëmë shtabi i partisë oponente LSDM. Gjatë ditëve të fundit janë regjistruar disa sulme dhe demolime të shtabeve të partive politike maqedonase, raporton agjensia e lajmeve INA.

Ndërkohë që ndërkombëtarët kanë bërë thirrje që të ulen tensionet dhe të respektohet fushata e qetë dhe demokratike. /albeu.com/
Shtuar më 23/05/2011, ora 18:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori