Inter, Milan dhe Juve në garë për sulmuesin kolumbian

Sulmuesi kolumbian i Atalantës, Luis Muriel duket se është duke kërkuar largimin nga klubi italian.

30-vjeçari nuk është më i kënaqur tek “La Dea” pasi nuk është duke patur një minutazh të favorshëm në ekipin e parë. Konkurrenca me patriotin e tij Zapata, e ka bërë më të vështirë pozicionin e tij si titullar në ekip. Kolumbiani dëshiron të mos largohet nga Seria A dhe për këtë gjë favorizohet për arsye se tre klube italiane janë të interesuara për të.

Inter, Milan dhe Juventus kanë interes për Muriel. Dëmtimet në sulm për këto ekipe kanë bërë që të lëvizin dhe të interesohen për kolumbianin. Mësohet se Atalanta është e gatshme ta lejë të lirë lojtarin për shumën e 25/30 milion euro./h.ll/albeu.com


Shtuar 14.12.2021 10:14