Tensione brenda koalicionit të LSDM-së
Nënshkrimi i bashkëpunimit parazgjedhor me radikalin serb Dragisha Miletiq i ka trazuar marrëdhëniet brenda partisë më të madhe opozitare.

Ish-deputetët dhe funksionarë të LSDM-së, Vesna Bendevska, Ana Daneva, Dean Todorovski, Lençe Nikollovska dhe të tjerë janë revoltuar me mënyrën se si janë përpiluar listat për deputetë dhe përzgjedhja e partnerëve të koalicionit.

Shkak për valën më të re të pakënaqësive është bërë Dragisha Miletic i cili akuzohet se i mundësoi fitoren kundërshtarit politik Stevçe Jakimovskit në komunën e Karposhit, transmeton Zhurnal.

Ish-deputetja e LSDM-së Vesna Bendevska ka shkraur në "Facebook" se ”LSDM- ka nënshkruar koalicion me Dragisha Miletic, me njeriun që ia shiti vulën Stevçes, për të dështuar rezistenca ndaj regjimit të Gruevskit”.

Ashpër ka reaguar edhe Dejan Todorovski, njëri ndër kuadrot më të theksuar të kësaj partie në komunën Qendër, i cili pyet ”A keni harruar se sa bashkëpartiakwt tanët në Karposh mbetën pa vende pune për shkak të Dragishës, që ia dha vulat Stevçes, për ta thyer rezistencën...A kështu do ta rrëzojmë regjimin?

Megjithatë Zaev nuk është shqetësuar aspak nga këto reagime, duke deklaruar se Komiteti qendror i ka dhënë të drejtë që të vendosë vetë se me kë do të bëjë koalicion. /albeu.com/
Shtuar më 11/11/2016, ora 20:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori