Temperaturat në rënie, çfarë do të ndodhë me motin
Moti paradite në vend do të jetë me vranësira, ndërsa pasdite kryesisht në pjesët perëndimore dhe veriore do të ketë reshje shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare jugore e cila do të përforcohet përgjatë Vardarit dhe në pjesët perëndimore.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej minus 5 deri në 1 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 6 deri në 17 gradë.

Në Shkup paradite do të kemi mot të ndryshueshëm ndërsa pasdite me reshje të përkohshme të shiut. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në minus 1, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 15 gradë.

Shtuar më 06/03/2020, ora 09:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori