Temperatura të larta, qytetarët të mbrohen
Nga dita e sotme Maqedonia do të përfshihet nga temperatura tejet të larta , të cilat shkojnë deri në fazën e verdhë. Sot dhe nesër lajmërojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike se temperaturat do të arrijnë deri në 38 grad celsius dhe indeksi UV 9.

DPHM-ja i bëjnë thirrje qytetarëve t'i respektojnë rekomandimet e përgjithshme për popullatën në lidhje me mbrojtjen nga ekspozimi i drejtpërdrejt i diellit.

Qytetarët duhet të shmand=gin daljen në diell në orën 11 deri në orën 16, të mbahet veshje e lehtë dhe e ndritshme, të konsumohet ushqim i lehtë dhe pije, të bëhet kujdes në higjienën e duarve dhe mënyrën e përgatitjes së ushqimit, ndërsa personat e sëmurë kronik rregullisht ta marrin terapinë. /albeu.com/
Shtuar më 19/06/2013, ora 11:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori