Të zhdukurit e vitit 2001, Veliu: Drejtësia do të vijë nga thellësia e tokës
Pëlqej
Plaga e të rrëmbyerve shqiptarë gjatë konfliktit të armatosur në vitin 2001">2001 rihapur prapë. Kreu i Shoqatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Fazli Veliu, i është drejtuar me një njoftim publik familjeve të të rrëmbyerve shqiptarë dhe opinionit publik. Ai ka thënë se që nga koha e rrëmbimit të shqiptarëve të pafajshëm gjatë vitit 2001">2001, vullnetarisht dhe i autorizuar nga familjet e të rrëmbyerve ka bërë përpjekje që të ndriçohen rastet, ku përfshihen rasti i rrëmbimit të Ruzhdi Veliut nga Kërçova, dhe raste të ngjashme nga Struga, Gostivari, Shkupi, raporton Televizioni Publik Maqedonas.

"Së bashku me ju kemi qenë kudo që na është ofruar mundësia e ndonjë të dhëne institucionale e personale. Së bashku kemi vepruar me maturi, duke respektuar institucionet vendore e ndërkombëtare të drejtësisë", shprehet Veliu.

Veliu ka shpjeguar se përgjigjja me shkrim nga Parlamenti Evropian i ka drejtuar në Strasburg, ndërsa prej këtu janë kthyer në institucionet gjyqësore të vendit.

"Institucionet vendore do të përgjigjen para institucioneve ndërkombëtare për fshehje dokumentesh, falsifikime, tortura çnjerëzore, mashtrime! Drejtësia do të vijë nga thellësia e tokës! Mbulesën materiale do ta kryejmë personalisht", përfundoi kreu i SHVL-UÇK-së, Fazli Veliu. /albeu.com/
Shtuar më 27/09/2014, ora 11:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori