Pozoi në shtrat me gjoksin jashtë, këngëtarja 63-vjeçare kritikon Instagramin se i fshiu foton (FOTO LAJM)

Këngëtarja me famë botërore, Madonna, ka kritikuar rrjetin social “Instagram”, pasi ka vendosur që ti heqë një foto të saj, ku 63-vjeçarja zbulonte gjoksin.

Në një postim tjetër, ylli i pop-it shkruan se kishte vendosur ta ripublikonte imazhin ku pozon e veshur me të brendshme e shtrirë në krevat.

Por kësaj radhe, 63-vjeçarja mbuloi gjoksin me një emoji zemre dhe shkroi:

“Instagram e hoqi pa më paralajmëruar apo njoftuar. Argumenti që i thanë ekipit tim të menaxhimit mbi arsyen e heqjes së imazhit ishte se një pjesë e gjoksit tim ishte ekspozuar. Është e çuditshme për mua që jetojmë akoma në një kulturë që lejon të ekspozohet çdo centimetër i trupit të një gruaje, përveç thithkave të gjoksit. Sikur kjo është e vetmja pjesë e anatomisë së një gruaje që mund të seksualizohet. Thithka e gjirit që ushqen foshnjën!”.

Gjithashtu këngëtarja e famshme krahasoi rregullat në fuqi për gratë dhe burrat.

“A nuk mund të përjetohet thithka mashkullore si erotike?”, ka shkruar ajo, ndërsa shtoi: “Falenderuese që kam arritur të ruaj mendjen time të shëndoshë përmes katër dekadave të censurës…… seksizmit…… diskriminim për shkak të moshës dhe mizogjinisë”, shprehet Madonna.


Shtuar 27.11.2021 10:42