Të sëmurët mund të votojnë nga shtëpia
Personave të sëmurë dhe të pafuqishëm të cilët nuk munden të votojnë në vendvotime të dielën në zgjedhjet e parakohshme parlamentare u është mundësuar të votojnë një ditë para zgjedhjeve në shtëpitë e tyre ose ku qëndrojnë.

Afati i fundit i tyre për të njoftojnë Komisionin Komunal Zgjedhor (KKZ), është deri sonte në mesnatë.

Më 4 qershor, do të votojnë edhe 2.222 persona të cilët janë në paraburgim ose në vuajtje të dënimit me burg, 407 persona të shpërngulur në brendësi, si dhe 7.258 shtetas të Maqedonisë në diasporë. /albeu.com/
Shtuar më 01/06/2011, ora 13:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori