Sonte rreth orës 20, në afërsi të stacionit të ri të autobusëve në
Shkup është shënuar një tjetër incident ndëretnik.
Sipas burimeve të Portalit Albeu, dy grupe të rinjsh, njëri
shqiptar dhe tjetri
maqedonas, janë
rrahur ndërmjet tyre.
Policia ka njoftuar se ka arrestuar disa të rinj
shqiptar dhe
maqedonas ndërsa janë dëmtuar edhe dy autobusë të Ndërmarrjes Publike "Shkupi", ai me numër 55 dhe 70.
Rrahja ka ndodhur në afërsi të vendit ku sot kanë qëndruar autobusët me persona që kishin dalë të presin lirimin e të dënuarit të Tribunalit të Hagës, Tarçulovski dhe të cilët në orën 17:00, kanë sulmuar një 17-vjeçar
shqiptar, i cili derisa po kthehej nga stërvitja është ndaluar dhe
rrahur nga grupi prej 20 vetave i të rinjve
maqedonas. /albeu.com/
Shtuar më 11/04/2013,
ora 23:19