HARTA LIVE/ Nisja e vitit të ri shkollor shkakton kaos në Tiranë, këto janë rrugët me trafik të rënduar

Sot ka nisur viti i ri shkollor, dhe ashtu si vitit e shkuara kryeqyteti është bllokuar thuajse në çdo rrugë, nga trafiku.

Prezenca e shtuar e automjeteve ka shkaktuar një trafik të rënduar, duke i lënë të gjithë vonë për në punë dhe për aktivitet e tjera të planifikuara.

Siç duket, pavarësisht masave të marra nga Policia Rrugore, sërish kaosi ka qenë i pashmangshëm, sidomos në rrugët kryesore dhe ato pranë shkollave.

Më poshtë mund të shikoni hartën live për të parë trafikun e tmerrshëm të Tiranës që tashmë do të na shoqërojë çdo ditë./albeu.com


Shtuar 12.09.2022 09:00