Të rinjtë protestojnë kundër testimit ekstern
Para komunës së Tetovës kanë protestuar ditën e sotme një grup të rinjsh, të cilët kundërshtojnë testimin ekstern. Protesta është monitoruar nga një numër goxha i madh i policëve.

Sipas nxënësve testimi ekstern dëmton vetë ato, por edhe kuadrin e mësimdhënies që ndikon traumatikisht te nxënësit dhe te puna gjatë vitit shkollor.

Paraprakisht kësaj kishte edhe një përplasje politike mes Partisë Liberale dhe asaj në pushtet VMRO-DPMNE. Kjo e fundit rikujton se testimi ekstern është projekt i përgatitur me të gjitha subjektet relevante dhe ekspertët dhe është përgatitur në pajtim me standardet evropiane. /albeu.com/
Shtuar më 21/05/2013, ora 16:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori