Me moton “Ndal dhunës dhe ndal urrejtjes”, dega e forumit
rinor të LR-PDSH-së në Tetovë organizoi një
aktivitet simbolik për të kundërshtuar atë që
ndodhi në Kuvend të enjten e 27 prillit.
Ardonit Ismaili nga ky forum tha se më 27 prill
ndodhi brutalitet ndaj deputetëve, ku më së shumti e pësoi kryetari i LR-PDSH-së, Ziadin Sela.
Sipas tij, të rinjtë maqedonas manipulohen për t’u mbrojtur krimi dhe korrupsioni.
Me këtë
aktivitet, forumi
rinor i LR-PDSH-së dëshiron që të porositë qytetarët që ky rast të jetë i fundit dhe të mos përsëritet më. /albeu.com/
Shtuar më 10/05/2017,
ora 18:08