Të rinjtë e Likovës mbajnë takimin e parë
Në ambjentet e Komunës së Likovës u mbajt evenimenti i parë dedikuar të rinjëve të kësaj ane. Në këtë eveniment ishin të pranishëm shumë të rinj, të cilët me vëmendje dhe kurreshtje të madhe e përcollën ngjarjen në fjalë.

Këtë eveniment e organizoi grupi inicues pranë kësaj Komune në bashkpunim dhe kordinim me Qendrën për Dialog Ndërkulturorë(CID) dhe Forumit Edukativo Arsimor(MOF).

Qëllimi i këtij evenimenti ishte forcimi i kapaciteteve rinore lokale, njohja e tyre zyrtare nga komuna, bashkëpunimi për promovimin e politikave rinore në nivel lokal, futja në qark e një rrjeti masiv rinor dhe vendosja e rendit mbi truallin rinor mbi çështjet që ata i tangojnë.

"Bëhet fjalë për një projekt që e mbështet dhe financon Bashkimi Evropian, në kuadër të Programit Rajonal IPA, që përfshinë ‘zhvillimin e pjemsarrjes rinore lokale dhe zhvillimin e politikave rinore lokale’, ndërsa implementohet nga Qendra për Dialog Ndërkulturorë (CID) dhe Forumi Edukativo Arsimor (MOF). Objektiva jonë kryesorë si organizat joqeveritare është aktivizimi i të rinjëve për të rinjtë. Organizata jonë filloi me punë në vitin 2006 me pak persona, ndërsa sot jemi një numër i madh të rinjësh që zhvillojm veprimtari dhe aktivitete kolosale, duke e shëndrruar konceptualizmin tonë mbi jetën në një stad ku vërtet ndjehesh i ri dhe frymon në korniza të bashkëpunimit, haromisë dhe paqes ndëretnike e ndërkombëtare. Organizata jonë(CID) ka plan-projekte afatgjate, edhe atë ne nivel lokal, nacional dhe ndërkombëtarë" theksoi kordinatorja e grupit iniciues Lendita Ajdini.

Ndërkohë përgjegjësi i këtij grupi, Ilir Osmani deklaroi se "të ndërmarrësh iniciativa rinore, d.t.th që keni vendosur t`i rivlersoni mirë pozitat strategjike rinore, brenda një mjedisi ku jetoni, veproni dhe participoni. Shpirti rinorë në përgjithësi përfshinë pesëdimensione: aktivizim, afirmim, bashkëpunim, zhvillim dhe përparim".

Më tej Osmani shtoi se "këto punë vullnetare që kemi ndërmarrurr ne si grup inicues, vetvetiu na strehojnë dhe na obligojn që edhe më tej të vazhdojmë të kontribojmë në afirmimin e të rinjëve, në një process aktual brenda kornizës rini-politikë, forcimin e një konceptualizimi konsekuent mbi zhvillimet e zakonshme politike dhe dalja në pah e një force rinore origjinale".

Para të pranishmëve folën edhe dy inicuesit e tjerë të gurpit, Faton Ismaili dhe Blerim Rushiti.

"Në shtator të këtij viti do të mbahet kuvendi rinorë, ku do të bëhet zgjedhja e bordit drejtues dhe formimi i këshillit rinorë. Në këtë kuvend do të përfshihen të gjitha grupet e interesit, qofshin ato grupe rinore partiake, sportive, artistike apo humane. E veçanta e kësaj iniciative është se termi "rini" ka filluar të fitoj kuptim të ri dhe po ngërthen në veti një rëndësi të posaçme, duke fituar dal ngadal kapacitet për zbatimin e politika rinore", deklaruar ata.

Ndërsa përfaqaqësuesi i Komunës së Likovës Urime Selmani u shpreh në mbështetje të kësaj iniciative rinore:

"Komuna jonë të rinjtë e saj i ka mbështetur dhe do t`i mbështes në çdo formë të mundshme. Kjo komunë ka pasur gjithmonë kapacitete rinore, kjo është dëshmuar si gjatë luftës së vitit 2001, si pas luftës e edhe sot. Komuna jonë kohë të gjatë ka pasur nevoj për nje iniciativ të tillë, ndërsa tani koha është e rinisë", deklaroi Urime Selmani

Më tej evenimenti u shoqërua me një debat interaktiv mes pjesmarrësve, ku u diskutuan mjaft tema të ndryshme dhe u shprehën ide, plane e vizione për të ardhmen.

Evenimentin kishin ardhur për ta përcjellur edhe mësues, gazetar, drejtora, politikan e hoxhallarë nga këto treva. /albeu.com/
Shtuar më 26/06/2014, ora 10:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori