Komisioni për Lustrimin në Maqedoni do të publikojë të
premten në faqen e tij në internet të gjithë emrat e persoanve të implikuar në bashkëpunim me ish shërbimet
sekrete, kryesisht UDB-në jugosllave.
Sipas Komisionit për hapjen e dosjeve, përveç emrave, do të publikohen edhe materialet dëshmuese që disponon
komisioni mbi involvimin e këtyre
personave publik si ish-spiunë të shërbimeve të kaluara
sekrete.
Sipas ligjit të ri publikimi i emrave për ata persona që rezultojnë bashkëpunëtor me shërbimet
sekrete mund të bëhet.
Siç njofton agjencia e lajmeve INA, në listën e 11
personave të shpallur si spiunë janë edhe tre personalitete publike shqiptare. /albeu.com/
Shtuar më 01/08/2012,
ora 09:46