Të pranohet emri Maqedonia Veriore
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Ish-kryeministri dhe lideri aktual i VMRO-Partia Popullore, Lubço Georgievski deklaroi se Samiti i Çikagos ishte humbje e madhe për Maqedoninë. Por sipas tij, në këtë takim të nivelit të lartë të Aleancës Veri-Atlantike është dërguar një sinjal i kristaltë se nëse Maqedonia dëshiron të vazhdojë me integrimin euroatlantik, patjetër duhet të bëjë kompromise, raporton INA.

"Të gjithë politikanët që refuzojnë aktin e kompromisit, po manipulojnë me opinionin për qëllimet e tyre të politikës ditore", theksoi Georgievski, duke shtuar se kryeministri Nikolla Gruevski dhe presidenti Gjorgje Ivanov duhet të mbajnë përgjegjësi për situatën e krijuar që kanë futur vendin në pakthim.

Ai i bëri thirrje që të gjitha palët politike të pranojnë një kompromis të ri, për hyrje të shpejt në NATO dhe BE. VMRO-DPMNE me theks të veçantë duhet të pastrojë me problemin. I bëjë thirrje që seriozisht të ulen dhe të bisedojnë hapur për propozimin e ndërmjetësit Nimic, i cili është Republika e Maqedonisë Veriore, që është një zgjidhje me dinjitet", deklaroi ish-kryeministri Lubço Georgievski. /albeu.com/
Shtuar më 23/05/2012, ora 16:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Një avion i linjave egjiptiane ka kryer ulje të detyruar në aeroportin e Larnakes në Qipro, në orën 8:46. 

Ai ka liruar te gjithe pasagjeret, por jo ekuipazhin e avionit

Një avion i linjave egjiptiane ka kryer ulje të detyruar në aeroportin e Larnakes në Qipro, në orën 8:46. Ai ka liruar te gjithe pasagjeret, por jo ekuipazhin e avionit