Të pastrehët ngrenë kamp përballë ministrisë
Pëlqej
Një grup romësh të pastrehë u vendosën sot përpara godinës së ministrisë së Punës Sociale për të kërkuar nga ministrja Carovska që t’ju gjejë vendstrehim.

Kohë më parë atyre iu kishte djegur shtëpia ndërkaq si zgjidhje të përkohshme ministria u ka ofruar strehim në fshatin Çiçino në Shkup. Ata refuzojnë të qëndrojnë në atë lokacion, sepse siç thonë janë të padëshiruar nga banorët e atij vendi dhe keqtrajtohen nga ana e tyre. Ministria thotë se opsion tjetër nuk ka.

“Të na gjejnë ndonjë strehim të mirë. Kudo që te jetë vetëm atje jo”, u shpreh një e pastrehë,raporton alsat.

“Policia nuk na lejon të flemë nëpër parqe. Alfat na përzënë nga parqet. Ku të shkojë unë? 1:50 Unë kam pesë fëmijë, kunata ime ka pesë. Tjerët kanë nga dy tre fëmijë. Të gjithë jemi me fëmijë, ku të shkojmë? Nuk duam asgjë. As para, as për të ngrënë as për të pirë, asgjë tjetër. Nuk ju kërkojmë asgjë pos strehimit, fëmijët të jetojnë mirë”, tha një tjetër e pastrehë.

“Në Seniq ishin të strehuar sepse sipas ligjit ne kemi të drejtë 1 muaj të strehojmë që më pas mos t’i humbin të drejtat e mbrojtjes sociale sepse të gjithë janë shfrytëzues të ndihmës sociale. Ju ofruam të ua rikonstruojmë shtëpinë, i ofruam ndihmë juridike pa pagesë që të mund ta rregullojnë dokumentacionin për legalizimin e shtëpisë. Nuk pranuan asnjë nga këto.

Opsionin e vetëm që mundeshim ta ofrojmë ishte fshati Çiçino. Hapem barakë te re, atje jetojmë familje të tëra – deklaroi Mila Carovska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale.


Shtuar më 25/06/2018, ora 16:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori