Të pakënaqur nga Fondi për Sigurim Shëndetësor
Qytetarët e Maqedonisë janë të pakënaqur nga puna e Fondit të Sigurimit Shëndetësor të Maqedonisë. Anketa e zbatuar nga Instituti për Investigim politik -Shkup, ndërsa e porositur nga Fondi për Siguri Shëndetësore,tregoi se Fondi e ka përmirësuar punën ga periudha paraprake, ndërsa të anketuarit janë të pakënaqur nga shpejtësa e marrjes së shërbimit, kohës së pritjes, oraret e punës. Vërejte kanë edhe lidhur me nëpunësit e sporteleve dhe theksimit të informacionve.

Nga pjesëmarrësit në anketë 62,6 për qind u deklaruan si të kënaqur nga puna e shërbimeve rajonale, ndërsa 37,4 si të pakënaqur. Nga shpjetësia e marrjes së shërbimit të këpnaqur janë 56,4 për qind ndërsa 43,6 për qind të paknaqur. Nga koha e pritjes në sportele 52,1 për qind janë deklaruar se është i shkurtër edhe përkatës, ndërsa 31,4 për qind e gjatë, 43,8 për qind janë të kënaqur nga orari i punës. Në tërësi të kënaqur nga marrëdhënia e nëpunësve në sportele janë 47,5 për qind. 48,9 për qind janë pjesërisht të kënaqur nga theksimi i informacioneve për procedurën e realizimit të së drejtave, 60,1 për qind konsiderojnë se është më mirë që e drejta të realizohet përmes internetit se sa me ardhjen në sportel, 43 për qind konsiderojnë se në periudhën e kaluar është përmirësuar puna në shërbimet rajonale të FSSHM-së, shkruan gazeta Lajm.

Fondi njoftoi se rezultatet e anketës paraqesin një tregues real se FSSHM-ja ka vend për përmirësimin e cilësisë dhe shërbimeve. Anketa është zbatuar në numrin reprezentativ të të siguruare në të gjitha 30 qytetet ku FSSHM-ja ka shërbime rajonale. /albeu.com/
Shtuar më 01/05/2013, ora 15:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori