"Vetëm një popull i cili ka guxim të ballafaqohet me të kaluarën e tij, ka forcë që të ndërtojë edhe një të ardhme individuale".
Kjo ka qënë deklarata e Nikola Gruevski, gjatë fjalës së tij në akademinë
solemne me rastin e shënimit të Ditës së Luftës
Revolucionare Maqedonase në Operën dhe Baletin e Maqedonisë.
"Vetëm një popull i cili ka kujtesë, ka pjekuri dhe urtësi që ta vazhdojë jetën dhe të ballafaqohet me të gjitha sfidat që i sjell e ardhmja", ka vijuar Gruevski
Ai ka theksuar se 23 Tetori është një nga datat më të ndritshme të historisë
maqedonase, raporton Zhurnal.
"Është dita e krijimit të Organizatës
Revolucionare Maqedonase e cila në memorien kolektive të popullit maqedonas është shkruar si VMRO-Organizata e Brendshme
Revolucionare Maqedonase, kryetar i parë i së cilës ka qenë Hristo Tatarçev. VMRO me kohën u shndërrua në një kod të njohur historik të popullit maqedonas. Ecja e saj nëpër udhëkryqet e vështira ballkanike është pjesë e pandarë e fatit tonë", ka vijuar kryeministri.
Në akademinë
solemne kanë marrë pjesë
kryetari i Republikës së Maqedonisë Gjorgje Ivanov,
kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Trajko Veljanoski, përfaqësues të Qeverisë, të pushtetit gjyqësor, të jetës publike dhe të sektorit civil. /albeu.com/
Shtuar më 23/10/2012,
ora 16:59