Të ndalen manipulimet dhe trysnitë në Qendër
Disa informacione të dhëna në media për mbledhjen e djeshme të Këshillit të komunës janë demantuar nga kreu i komunës Qendër Andrej Zhernovski.

Propozues i 4 planeve detaje urbanistike është kryetari i Këshillit. Për këtë arsye, manipulimi politik është kërkesa e grupit të këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së, kryetari i komunës të jetë domosdoshmërish në seancë.

Sipas Rregullores së komunës, kryetari është i detyruar të qëndrojë në seancë kur është propozues i pikës së rendit të ditës. Në kohën kur mbahej seanca unë i kam kryer detyrat e mia të rregullta.

Njëra nga ato ishte edhe takimi me ambasadorin e OSBE-së Ralf Bret, i cili mes tjerash shprehi shqetësim ndaj presioneve që bëhen në komunën Qendër.

Manipulimet në komunë patjeër të ndërpriten, me qëllim që komuna të vihet në funksion normal dhe të vazhdojë të përmbush premtimet ndaj elektoratit”, qëndron në reagimin e kreut të komunës Zhernovski. /albeu.com/
Shtuar më 21/06/2013, ora 12:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori