I vihet tritoli një banese në Durrës
Të mbijetuarit e aksidentit të Llaskarcës do të meren në pyetje nga Prokuroria Publike
Prokuroria Publike njoftoi një proces të gjërë të dëgjimit të të mbijetuarve në autobus, shkruan Albeu.com

Pas shërimit të plotë prokuroria do ti marë në pyetje disa herë me qëllim krijimin e një pamje të plotë se çfarë ka ndodhur në autobus pak para rrëzimit.

“Përveç dëshmive të njerëzve, nga to do të kërkohet edhe dokumenti i plotë I shërimit për shkak se shërben si material dëshmues në gjetjen e arsyes së tragjedisë”, njofton Prokuroria.

Ose ndryshe automjeti ku humbën jetën 15 persona do të hetohet në laboratorin për automjete pranë Fakultetit të Makinerisë dhe atje do të konfirmohet nëse autobuzi ka qenë 18 vite më i vjetër dhe se a i plotësonte kushtet për bartjen e ushtarëve. /albeu.com/
Shtuar më 17/02/2019, ora 18:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori