E FUNDIT/ Fluturojnë infektimet COVID-19 në Shqipëri, kaq raste u shënuan sot
Të martën, seanca e parë konstituive e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut informon se të martën (4 gusht) në orën 12:00, do të mbahet seanca konstituive për përbërjen e re.

Kryetari aktual, Talat Xhaferi, e ka nënshkruar aktvendimin për caktimin e seancës së parë konstituive.

“Duke e konsideruar gjendjen e re të krijuar me pandeminë Covid-19 dhe në pajtim me rekomandimet e Komisionit të Sëmundjeve Ngjitëse, Seanca Konstitutive do të zhvillohet sipas protokolleve dhe kritereve që janë përcaktuar në koordinim paraprak me kryetarin e Komisionit të Sëmundjeve Ngjitëse d-r Zharko Karaxhovski, me një qëllim të vetëm që të zvogëlohet rreziku nga përhapja eventuale e infektimit nga koronavirusi ”.

“Deputetëve, të ftuarëve dhe përfaqësuesve të mediumeve gjatë hyrjes në ndërtesën e Kuvendit do u matet temperatura e trupit, me çdo rast do u mundësohet të hyjnë në ndërtesë. Në të gjitha hyrjet do të sigurohen mjete për dezinfektim. Pasi bëhet fjalë për rrethana të jashtëzakonshme dhe mbajtja e distancës së detyrueshme fizike është e domosdoshme ndërmjet deputetëve.

Seanca Konstitutive do të mbahet në Sallën e Madhe të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, respektivisht në sallën e njohur si Kupola e madhe. Deputetët do të jenë në distancë përkatëse dhe do u sigurohet pajisje mbrojtëse.

“Votimi gjatë seancës do të realizohet në mënyrë manuale (me kartonë), ndërsa transmetim të drejtpërdrejtë prej seancës do të ketë në Kanalin e Kuvendit të Servisit Nacional të Radiodifuzionit, Transmetimin e seancës konstitutive të ftuarit do e ndjekin nga Salla plenare, ku do të sigurohet distanca e domosdoshme fizike. Gjatë ditës, në të gjitha hapësirat ku ka aktivitete, pas përfundimit të tyre, do të bëhet dezinfektimi”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Në fund theksohet se pas përfundimit të seancës, deklarata do të mund të jepen në Sallën e Kristaltë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku për këtë qëllim do të sigurohen kushte përkatëse teknike dhe distancë fizike përkatëse.
Shtuar më 29/07/2020, ora 15:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori