Të martën dueli i muajit, Zaev përballë Mickoskit
Televizioni Kanal 5 mbrëmë ka njoftuar se të martën në televizionin e tyre do të kenë të ftuar në një duel televiziv liderët e partive, Zoran Zaev nga Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) dhe Hristijan Mickoski nga partia opozitare VMRO-DPMNE.

Pas përgatitjes së treguar nga të dy liderët dhe pas disa konsultimeve është marrë vesh që dueli të mbahet të martën, më 26 mars, në kuadër të emisionit “Samo Vistina” (Vetëm vërtetë) në orën 18:30, informoi televizioni Kanal 5.

Pjesëmarrjen, siç theksohet, e kanë konfirmuar dje nga të dy palët.

“Si risi, pas mbarimit të duelit do të ketë Verifikim të fakteve, ku ekipi i gazetarëve të televizionit Kanal 5 do t’i verifikojë konfirmimet e liderëve me raportet relevante nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare, me qëllim që të shmangen manipulimet në opinion”, thonë nga Kanal 5.
Shtuar më 22/03/2019, ora 11:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori