Të lirohet gazetari Kezharovski
Arrestimi gazetarit të Maqedonisë Tomisllav Kezharovski është dënuar ashpër sot nga katër organizata ndërkombëtare, të cilat kanë bërë thirrje për lirimin e mënjëhershëm të tij dhe pa kusht.

Raportuesit pa kufij nga Gjermania, CIVIL-Qendra për liri, NOST-Rrjeti për raportim nga Evropa Lindore dhe BIRN – Rrjeti hulumtues raportues ballkanik, vlerësojnë se mbajtja në paraburgim e Kezharovskit është e paligjshme, e panevojshme dhe disproporcionale, njofton zhurnal.

“Ky arrestim është I paramenduar me qëllim që të frikësojë si Kezharovskin, ashtu edhe gazetarët tjerë në Maqedoni dhe paraqet shkelje flagrante të lirisë së shprehjes. Arrestimi i gazetarit pse e realizon të drejtën e tij kushtetuese që ta informojë opinionin nuk është vetëm jolegale, por edhe tërësisht jokompatibile me standardet evropiane"- thuhet në kumtesën e organizatave. /albeu.com/
Shtuar më 04/09/2013, ora 16:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori