Të hënën fillon greva në arsim, ministria nuk ndryshon qendrim
Sindikata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK) të hënën ka bërë thirrje për grevë.

Ajo do të jetë paralajmëruese, ashtu që mësimdhënësit do të shkojnë në punë, por nuk do të japin mësim.

Kryetari i SASHK, Joakim Nedelkov thotë se ende janë të hapur për dialog dhe për gjetjen e një zgjidhje, në të kundërtën nuk do të heqin dorë nga greva.

Grevahënën më 2 shtator është paralajmëruese dhe do të zgjasë një ditë.

I lëmë hapësirë dialogut social dhe partneritetit, që deri në fund të shtatorit të gjejmë mënyrë dhe mundësi se sa të rriten rrogat në fushën e arsimit”, theksoi Nedelkov.

SASHK kërkon rritjen e rrogave për 25 për qind për të gjithë punonjësit e arsimit. Por nga ana tjetër, Ministria e Arsimit është larg kompromisit pasi që nuk pranon kërkesat e sindikatës, duke theksuar se greva organizohet në kushte kur nuk ka zgjidhje.

Nga kjo ministri kanë theksuar se mësimi fillon me 2 shtator dhe se nxënësit duhet të shkojnë në shkollat e tyre
Shtuar më 30/08/2019, ora 08:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori