Të gjithë nxënësit në Shkup do të kenë transportin falas
Gjimnazi “Orce Nikollov” është një nga shkollat e mesme të cilat këtë vit shkollor do të keni efikasitet energjetik në përputhje me standardet bashkëkohore për racionalizim dhe kursim të energjisë elektrike dhe ngrohjes.

Në kuadër të rikonstruimit të gjimnazit, po bëhet edhe ndryshimi i pjesës së brendshme, duke u rregulluar dyshemeja dhe vendosja e pllakave të betonit në parkingun e shkollës si dhe vendosjen e pesë reflektorëve për ndriçimin e jashtëm.

Kryetari Shilegov tha se rikonstruimi i fasadave kap të gjitha shkollat e mesme të cilat kanë nevojë për të.

“Vlera e mjeteve në tërësi kap shumën e rreth 60 milion denarë për 19 shkolla, të cilat do të fitojnë fasada për efikasitet energjetik, sanim të çative, dyshemesë, ngrohjes”, tha Shilegov, i cili shtoi se pjesë e shkollave kanë filluar edhe të adaptojnë tualete për persona me nevoja të veçanta.

Të gjitha këto mjete, shtoi Shilegov, janë siguruar nga mjetet që ishin paraparë për projektin “Shkupi 2014”.

Risia është që këtë vit shkollor të gjithë nxënësit pa marrë parasysh se ku jetojnë në Shkup, do të kenë transport falas.

“Deri më tani transportin falas e kanë shfrytëzuar 20 mije nxënës të cilët jetojnë më larg se 2,5 kilometra nga shkolla. Këtë vit shkollor të gjithë nxënësit do ta shfrytëzojnë këtë mundësi pa marrë parasysh largësinë e shtëpisë së tyre nga shkolla ku mësojnë”, tha Shilegov.
Shtuar më 02/09/2018, ora 14:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori