Të gjithë kundërshtarët e kësaj qeverie janë terroristë dhe ekstremistë
Foto Ilustruese
Nga Burhan Seferi - A keni parë ndonjëherë që kundërshtarët e Nikolla Gruevskit dhe Ali Ahmetit të emërtohen me emra normal? Çdo person i cili është kundërshtarë i Nikolla Gruevskit dhe Ali Ahmetit, etiketohet me emrat më të fëlliqur, për ta prishur me çdo kusht imazin e kundërshtarit. VMRO-ja kundërshtarët e saj çdoherë i etiketon me emrat tradhtarë, armiq të interesave të Maqedonisë, shpirtra të shitura, punëtorë të shërbimeve të huaja sekrete, terroristë, ekstremistë, radikalist, ndërsa kundërshtarët e BDI-së dhe Ali Ahmetit, etiketohen dhe disa herë quhen kundërshtarë të interesave shqiptare, përçarësit e shqiptarëve etj...

Gjatë kundërshtimeve mes Zaevit dhe Nikolla Gruevskit, paramendoni, Zaevi, nga mediat pro qeveritare u akuzua si bashkëpunëtorë i ISIS-it, i cili kishte pasur takime me përfaqësues të ISIS-it në Manastir, kinse kanë pasur qëllim destabilizimi. Zaevi, një ortodoks i krishterë, u përfaqësua si bashkëpunëtorë i xhihadistëve islamik!
Nga ana tjetër, pas përfundimit të aksionit policorë "Monstra", papagalli shpirtkeq, përfaqësuesi i BDI-së në qeverinë diktatoriale, qëndronte pas ish-ministres së Punëve të Brendshme dhe ende pa dalur të arrestuarit në gjykatë, u etiketuan si terroristë, radikalistë, ekstremistë islamik, ndërsa pas deklaratave të tilla, qëndronin përfaqësuesit e BDI-së, me mburrje, pa asnjë imponim, duke e kënaq shpirtin e tyre të zi me etiketime të tilla dhe nuk ishin të gatshëm ta mbrojnë të drejtën e popullit në qeverinë tanimë jo valide.

Roli i Nikolla Gruevskit, është roli i njëjtë si i Vuçiçit dhe vuçiçave tjerë brenda Kosovës dhe Shqipërisë, turma të vogla që luajnë me kartën e nacionalizmit dhe nuk munden në asnjë drejtim ta imponojnë në popull fenë të cilës i përkasin, pos në emër të nacionalizmit dhe etiketimi i kundërshtarëve, d.m.th, muslimanëve, me terme të prishura nënçmuese si terroristët islamik, radikalistë, fundamentalistë, ekstremistë...

Gruevski me çdo kusht dëshiron që para ndërkombëtarëve të tregojë se problemi kyç janë shqiptarët, ndërsa përfaqësuesit politik të krishterë dhe ateist në Kosovë dhe Shqipëri, dëshirojnë që me çdo kusht tu tregojnë ndërkombëtarëve se të krishterët dhe ateistët shqiptarë nuk janë problem, por problemi kyç janë muslimanët dhe, me këtë, fitojnë mandate dhe defokusim të situatës, me qëllime të prishura dhe prapavija të errëta, të cilat do t'i shprehi me disa pyetje tepër interesante që duhet tu përgjigjet çdo person i ndërgjegjshëm:

1.Çdo shqiptarë musliman, i cili jeton në Shkup, Tetovë, Kumanovë dhe Gostivarë, është dëshmitarë se nëpër shtëpitë e muslimanëve thuajse çdo ditë në dyert e tyre trokasin misionarë evangjelistë dhe protestantë shqipfolës, të cilët u bëjnë thirrje muslimanëve të konvertohen në krishterizëm. Ata vijnë në emër të disa shoqatave që janë prezente në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni.
A keni dëgjuar ndonjëherë që të bëhet një aksion policor në shoqatat krishtere në shtetet që i përmendëm? A keni dëgjuar që ndonjë i krishterë shqiptarë të etiketohet si ekstremist fetarë?

2.Pse qeveritë e shteteve që i përmendëm nuk dalin me raport të tregojnë se sa shoqata të huaja të krishtere shqipfolëse janë prezente dhe cili është aktiviteti i tyre në mesin e popullatës, e posaçërisht në zonat rurale?

3.A keni dëgjuar ndonjëherë për ndonjë aksion policorë ku do të "dridhen" shoqatat të krishtere dhe kishat për tu kapur terroristët dhe ekstremistët krishterë?
Ndoshta dikush do të përgjigjet duke thënë po por, nuk ka pasur rrezik prej ekstremistëve dhe terroristëve krishterë në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni, atëherë na tregoni cili ka qenë rreziku i terroristëve islamik? Në këto shtete po arrestohen grupe në emër të luftimit të terrorizmit, pa asnjë sulm terrorist deri më tani.
Aksioni policor kundër terrorizmit në Maqedoni, nuk ka gjetur as edhe një plumb në shtëpitë e "terroristëve", çfarë terroristë na qenkan ata që nuk paskan armë dhe rrezikojnë shoqëritë në Ballkan?

Të gjitha këto aksione me prapavija të pista të politikës ditore, nuk i shkojnë në dobi askujt, por vetëm përfitojnë disa politikan dhe e gjithë kjo bëhet për interesa të ngushta partiake dhe politike, duke ndezur ndjenjat e konflikteve ndërfetare.

Dëshirojnë të shiten si pro-perëndimorë dhe liberal, edhe pse bagazhi i tyre është i mbushur me korrupsion, plaçkitje, skandale dhe ekstremizëm fetarë dhe nacionalist të kombeve dhe feve të cilave u takojnë.
Pse Ali Ahmeti mban ligjërata në konferencat e organizuara për ringjalljen e të krishterëve shqiptarë në Maqedoni dhe deri më tani asnjëherë nuk ka treguar cili ka qenë roli i shqiptarëve musliman në lëvizjet revolucionare për mbajtjen gjallë të shqiptarëve?

Nikolla Gruevski dhe gruevskët e tjerë në Ballkan, dëshirojnë konflikt ndërkombëtarë dhe ndërfetarë me çdo kusht, dëshirojnë ta aktivizojnë bombën e cila është e njohur në Ballkan.

Në interes të kujt janë shkelja e çdo gjëje të shenjtë të këtij populli, duke provokuar ndjenjat e tyre fetare dhe duke i shpallur terroristë ende pa dalur në gjykatat, tanimë jo valide dhe të korruptuara politikisht?
Ndoshta pas këtij shkrimi do të arrestohem, ndoshta do më bëhet ndonjë skandal "i papritur", por një gjë dua ta them, mos paqin gjumë sytë e frikacakëve të cilët e zgjodhën rrugën e heshtjes dhe tradhtisë para padrejtësive që po u bëhen shqiptarëve musliman, duke u montuar procese për akte që asnjëherë nuk i kanë vepruar, me qëllim të prishjes së imazhit fetarë dhe me qëllime të prishura me prapavija politike.

Dhe pas gjithë kësaj, koka e UDB-së, Sulejman Rexhepi, del me deklaratë duke përkrahur aksione të tilla dhe bëhet gjykatës para se të bëhet hulumtues dhe verifikues, flet ilegalisht në emër të muslimanëve në Maqedoni, person nga i cili deri më tani nuk është "bllagosllovitur" asnjë musliman, por çdoherë e gjenë veten në anën e kundërt, në palën e kundërt korruptuese dhe ilegale.

Pa kurrëfarë turpi, Ministri i Punëve të Brendshme del dhe thotë se është informuar Bashkësia "Fetare" në Maqedoni, që do të thotë, rolin të cilën e zgjodhi Molla Sula paska qenë roli i spiunit dështak i cili nuk paska qenë i gatshëm t'i mbrojë xhamitë e muslimanëve, në të cilat kurrë deri më tani nuk ka shkelur këmba e policisë dhe ushtrisë, duke nëpërkëmbur çdo gjë të shenjtë, për interesat personale të Molla Sulës. /albeu.com/
Shtuar më 07/08/2015, ora 10:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori