Të gjitha punësimet do të kalojnë në sitë
Komisioni Anti-Korrupsion hap pas hapi i analizon të gjithë punësimet me nepotizëm. Përveç emrave që dolën në publik ka edhe raste tjera të cilët janë në procedurë”, tha Shemsi Sallai, anëtar i Komisionit Anti-Korrupsion. Komisioni i shqyrton rastet që nga viti 2015">2015 kur u ndryshua ligji për punësime në administratë, njofton Tv 21.

“Ne nuk do të ndalemi vetëm në atë periudhë. Si bazë, ne morëm vitin 2015">2015 kur u miratua Ligji për punësimin në administratën publike dhe sektorin publik. Në vitin 2015">2015, është bërë një ndryshim në të gjitha sistematizimet në institucionet shtetërore dhe që nga ai moment do të shqyrtohet zbatimi i të gjitha procedurave. Përfshihet këtu edhe periudha e pushtetit të tanishëm edhe atij të kaluar”, tha Shemsi Sallai.

Albert Musliu sugjeron vendosjen e kamerave dhe regjistrimin e intervistave, si parandalim për nepotizmin që ka ekzistuar prej kohësh në Maqedoni.

“Rekomandimi im do të ishte vendosja e kamerave gjatë intervistave. Nuk është diçka që do t’i kushtojë shumë Maqedonisë nga buxheti. Ka mënyra të ndryshme të cilat qytetarët tashmë i shohin si diçka që ndodh çdo ditë. Disa punonjës janë të mbrojtur jo vetëm për shkak se punojnë në administratë, por për shkak se të afërmit e tyre janë në pozita të larta, atyre lehtësisht u janë dhënë tenderë, ata më lehtë punësojnë të afërmit e tyre “, tha analisti politik, Albert Musliu.
Shtuar më 22/02/2019, ora 08:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori