Ditën e enjte, nga ora 12.00 deri në orën 14.00 do të bëhet
shpallja solemne e Republikës së Iliridës.
Akti i shpalljes do të bëhet nga
kryetari i Iliridës, Nevzat Halili, kryeministri Baki Sulimani, si dhe
kryetari i FNDLNJ-së, Idriz Sinani – Kumanova.
Ata kanë lajmëruar se
shpallja e Republikës së Iliridës duhej të ishte bërë që ditën e hënë, por se u vonua, për shkak se nuk kishte mbështetjen e duhur të faktorit ndërkombëtar.
Personat që kanë marrë përsipër këtë shpallje kanë thënë se kanë realizuar një takim të rëndësishëm në Gjermani.
Njohës të çështjeve politike e shohin me skepticizëm një nismë. /albeu.com/
Shtuar më 17/09/2014,
ora 10:34