"Të drejtat dhe pozita e jetimit mes ligjit, fesë e shoqërisë"
Ditën e sotme në komunën e Çairit në kuadër të fushatës "Java e Jetimit" organizata humanitare "Kalliri i Mirësisë" relizoi debatin shkencorë me temë "Të drejtat dhe pozita e jetimit në mes ligjit, fesë dhe shoqërisë"

Në këtë debat para një numri të madh të pranishmëve prezantimet e tyre i elaboruan Dr. Ardian Muça, këshilltarë shtetërorë në Ministrinë për punë dhe politikë sociale, Dr. Avni Avdiu sociolog, ligjërues në Universitetin e Prishtinës dhe Mr.Bashkim Aliu teolog.

Fillimisht fjalën e mori Dr. Ardian Muça që prezantoi dispozitat ligjore dhe beneficionet që i parashohin ligjet për pozitën dhe rolin e jetimit në shoqëri. Ai theks të veçant i vendosi faktit se numri më i madh i familjeve shqiptare aspak nuk janë të interesuar për shfrytëzimin e beneficioneve që ministria dhe rregullativat ligjore të Maqedonisë i parashohin për kategorinë e fëmijëve pa prindër. Ai bëri thirrje për të gjithë familjet dhe sektorin civil që të jenë më aktiv dhe mos t'i lënë privilegjet që ua siguron ligji. /albeu.com/
Shtuar më 18/04/2013, ora 13:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori